Kompania Youtube ka fshirë rreth një milion video të cilat shpërndanin informacion të gabuar në platformë rreth Covid-19 që nga shkurti i vitit 2020 ka deklaruar Neal Mahon, një zyrtar i kompanisë.
Mahon ka shpërndarë një statistikë duke treguar se kështu reagon kompania ndaj informacionit të rremë që shpërndahet në platformë.
“Keqinformimi është fshirë nga platforma”, ka shprehur ai.
Gjithashtu ai ka shtuar se: “Përmbajtja e keqe përfaqëson vetëm një përqindje të vogël të miliarda videove në YouTube (rreth .16-.18% e shikimeve të përgjithshme rezultojnë të jenë përmbajtje që shkel politikat tona),” shkroi Mahon. YouTube heq pothuajse 10 milion video çdo tremujor, “shumica e të cilave nuk arrijnë as 10 shikime”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.