×
  • Extra
  • Extra

    “Nike” dhe kompani të tjera ofrojnë 1 javë pushim për punonjësit e tyre që të kujdesen për shëndetin mendor dhe traumat e pandemisë

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 19:10

    Çfarë mendoni për pushimet e “shëndetit mendor dhe stresit” që po ofrohen nga kompani të mëdha ndërkombëtare si “Nike” dhe “Bumble”?


    Këto kompani për shkak të pandemisë dhe lodhjes shpirtërore që e shoqëroi atë, i kanë dhënë punonjësve të tyre në SHBA një javë pushim. Kompania e veshjeve sportive ka thënë se punonjësit në zyrat e saj qendore në Oregon të Portlandit, do të boshatiseshin deri të premten, duke inkurajuar të gjithë punonjësit që të mos mendojnë për përgjegjësitë e tyre profesionale, por të fokusohen tek mirëqënia e tyre mendore dhe shpirtërore.

    “Kjo është koha që të relaksoheni, të largoni stresin dhe të shpenzoni kohë me të dashurit tuaj. Mos punoni”- ka këshilluar nëpunësit e tij, Matt Marrazoo shefi i marketingut ndërkombëtar të “Nike”, në një postim të tijin në rrjetin social për profesionistët “Linkedin”.

    Ai nënvizoi se viti i kaluar “ka qenë shumë i vështirë” dhe duhet të kuptojmë se në fund të ditës “jemi që të gjithë njerëz” dhe duhet të kemi kohën tonë për t’u përballur me këto evente traumatike.

    Ky vendim e rendit “Nike” mes një numri gjithnjë e në rritje të kompanive që u ofrojnë punonjësve më shumë kohë pushim, ose benefite të tjera dhe heqje të barrës së punës, për të shmangur rrezikun e mbilodhjes që shkaktohet nga puna në shtëpi, telekonferencat e vazhdueshme dhe praktikat e tjera që kanë thuajse zhdukur kufirin mes personales dhe profesionales.

    Whitney Wolfe Herd, themeluesja e aplikacionit “Bumble” u dha 700 punonjësve të saj një javë shtesë pushime për t’u relaksuar dhe për të shkarkuar stresin përgjatë muajit qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!