×
  • Show Time
  • Show Time

    Po kthehej nga dasma në shtëpi, vdes reperi i famshëm – nuk kontrolloi shpejtësinë

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 12:49

    Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.


    Ai po drejtonte makinën tip Porsche kur nuk arriti të kontrollonte shpejtësinë, devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit.

    Në pamjet e publikuara nga mediat fqinje duket se mjeti është shkatërruar plotësisht. Reperi Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!