Reperi grek Mad Clip nga festa përfundoi në tragjedi. Ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje në lagjen Vougliameni të Athinës.


Mediat greke zbulojnë se në dasmë Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Tre muaj më parë reperi grek me këngëtaren publikuan në bashkëpunim këngën me titullin “Mundet”.

Reklamë

Duke drejtuar një “Porsche”, 34-vjeçari teksa ndiqej nga Policia greke ka kaluar 4 semaforë të kuq duke përfunduar tek një shtyllë që i mori dhe jetën.