Pak javë më parë, Iliri dhe Gilberta i dhanë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë ish-konkurrentja e “Përputhen +40”, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë çka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkroi Gilberta.
Ndërkohë, deri më sot Iliri kishte qëndruar i heshtur rreth ndarjes, por duket se është lodhur nga pyetjet e shumta e ka vendosur të reagojë. Ai ka treguar se është i lumtur që është beqar.
“Ka akoma, që pas shpifjeve lushnjare, më pyesin se a është e vërtetë që…? Dëgjoni o milet: Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar; nuk kam as grua dhe as fëmijë; të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit! Pra sha dhe jam lumturisht single”, ka shkruar Iliri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.