×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është artisti kosovar që po bashkëpunon me Gzuz?

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 23:17

    AP është artisti i ri i cili shumë shpejt ka arritur të depërtojë në tregun e muzikës gjermane.

    Reperi i ri shumë shpejt do të vijë edhe me një bashkëpunim tejet të madh, e që bëhet fjalë për reperin gjerman Gzuz, i cili përveç karrierës së tij solo, ka pasur një sukses të madh edhe si pjesë e grupit të hip hopit të Hamburgut “187 Strassenbande”.

    Së fundmi, edhe vetë AP ka publikuar një fotografi së bashku me miqtë e tij, emra të njohur në tregun gjerman, e që në mesin e tyre shihet edhe reperi, Gzuz.

    Duke ditur se edhe AP së fundmi ka realizuar disa projekte të cilat janë shndërruar shumë shpejt në hite, padyshim që edhe bashkëpunimi me Gzuz nuk mund të mos jetë i tillë, por deri atëherë na mbetet vetëm të presim.

    Ndërsa, sa i përket projektit të tij të fundit nga AP është ai me titull “Que Pasa” i lansuar vetëm një javë më parë, e që është punuar në studion e producentit “RZON”.

    https://www.youtube.com/watch?v=qEcDWyxU2F8

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!