×
  • Extra
  • Extra

    Fitoi 27 milionë paund në lotari, gjendet e pajetë 56-vjeçarja

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 23:13

    Margaret Loughrey, 56 vjeçe, e cila fitoi 27 milionë paund 8 vjet më parë në lotari dhe ishte shprehur se po i shkatërrohej jeta, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Strabane në Irlandën e Veriut.


    Pak kohë më parë, Margaret shprehej se çmimi i fituar në EuroMillions e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.

    Megjithatë, edhe pse të gjithë e ëndërrojnë atë çmim nuk ishte kështu për Margaret. “Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej dy vite më parë Margaret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!