×
  • Show Time
  • Show Time

    Disa detaje të reja zbulojnë se Kanye ka tradhtuar Kim-in gjatë martesës

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 23:18

    Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhtoi Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë.


    Teksti i reperit në “Hurricane” jep disa detaje të pabesisë së tij gjatë martesës, raporton PageSix.

    “Dhe ja ku jam unë duke u sjellur si shumë pasanik / Ja ku jam me një vajzë të re / Dhe unë e di të vertetën / Akoma po luaj edhe pas dy fëmijëve / Është shumë për ta tretur kur jeta është gjithnjë në lëvizje”, këndon reperi në albumin e tij të ri “Donda”.

    “Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe merr përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre,” tha një burim për kuptimin e mundshëm të këngës.

    Një tjetër i tha PageSix se “vajza e re” e përmendur në tekstet e Hurricane nuk është drejtuar supermodeles ruse Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda nga muaji i kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!