×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 7:25

    Duke qenë se tanimë me masat e reja nuk lejohet mbajtja e koncerteve apo ahengjeve të ndryshme familjare, këngëtarët kanë nisur pushimet.


    Edhe Shkurte Gashi me familjen e saj ka nisur pushimet së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Malin.

    Madje këngëtarja për herë të parë ka zbuluar edhe portretin e vogëlushit të saj, derisa kanë publikuar një fotografi familjare.

    Shkurte Gashi mori epitetin nënë në dhjetor të vitit të kaluar, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani u bënë prindër për herë të parë.

    Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “Jetën tënde” në bashkëpunim me Brunon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!