×
  • Show Time
  • Show Time

    “I mbeti koka në timon” – pamje rrëqethëse pak sekonda para aksidentit fatal të reperit grek

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 9:00

    Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit para se reperi Peter Anstasopoulos, i njohur ndryshe me emrin artistik si “Mad Clip” të dilte nga rruga dhe të përplasej fatalisht me një shtyllë, duke humbur jetën në vend.


    Mësohet se ai kishte pasion shpejtësinë dhe pak sekonda para përplasjes së rëndë ai shihet duke ecur me shpejtësi “skëterrë” mbi 150 km/h me mjetin luksoz tip “Porsche”.

    34-vjeçari ishte duke u kthyer nga një dasmë dhe ishte pikërisht shpejtësia ajo çfarë i solli vdekjen. Punonjësve të zjarrfikëses i janë dashur dy orë për të nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut.

    Për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit policia i ka përqendruar hetimet në tre pika: Nëse dikush u gjend papritmas para tij në korsi ndërsa reperi po lëvizte me shpejtësi dhe në përpjekje për ta shmangur, ka devijuar dhe është përplasur me shtyllën; nëse “Porsche” pësoi defekt teknik; si dhe nëse reperi kishte konsumuar alkool.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!