×
  • Extra
  • Extra

    Sherri i emrit të fshatit, qytetarët nuk po u zënë ‘besë’ banorëve të Rrencit

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 14:25

     Në zonën e Dragashit ndodhet një fshat i vogël me rreth 120 shtëpi,e diku rreth 400 banorë, që ka një emër interesant! Fshati quhet ‘Rrenc’.


    Emri i fshatit Rrenc vjen nga  familjet e para në këtë vend kanë të cilët kanë ardhur nga rrethi i Lezhës, ku është Mali i Rrencit, nga ku edhe supozohet se rrjedh emri i fshatit Rrenc.

    Vlenë të përmendet se fshati përkundër vështirësive që ka në qarkullim dhe shkollim të fëmijëve, ka mbi 20 mjekë që punojnë në Spitalin e Prizrenit dhe Dragashit.

    Emri ka qenë arsye pse në plot raste banorët e fshatit, që aktualisht janë rreth 400, u përballën me situata interesante, përfshirë edhe ato ku mosbesimi për ta ishte i theksuar. Për momentin Rrenci ka 120 shtëpi dhe 400 banorë, ndërsa numëron rreth 65 nxënës dhe 70 studentë.

    Ashtu si edhe shumica e fshatrave të Opojës edhe nga Rrenci ka një lëvizje të madhe të banorëve drejt botës së jashtme, ku rreth 30 % e tyre supozohet se janë shpërngulur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!