Reperi nga Drenica, Don Xhon, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.
Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, gjersa nuk mungon edhe me postime të tjera duke dhënë këshilla apo kritika për ndonjë ngjarje të ndodhur.
Kësaj radhe, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka bërë një shkrim në të cilin u bën lutje prindërve që t’i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndjekin ëndrrat apo dëshirat që kanë.
“Puna dhe besimi në krijuesin e gjithësisë, unë jam këtu ku jam sot Elhamdulilah. Një lutje për të gjithë prindërit kudo që ndodhen, lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat. Lejoni të bëjnë atë që ndjejnë”.
“Mos u bëj një prind që thotë ‘jo bre se ti nuk mundesh’, por bëhu dikush që është realizim i ëndrrave tij ose të saj, gjithmonë në kuptimin e mirë të fjalës”, ka shkruar ai në një shkrim të ndarë në InstaStory.
Artisti i njohur nga ana tjetër këtë verë ka qenë ndër më të kërkuarit në treg me pjesëmarrje të madhe në mbrëmje e koncerte.
Ai po ashtu solli edhe një sërë këngësh që u pritën mirë nga publiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.