Në mesnatë, Kida publikoi këngën më të re “Dinero”.
Kjo shënon projektin e dytë gjatë këtij sezoni për këngëtaren shqiptare, e cila do të jetë pjesë e albumit që do të sjellë së shpejti.
Megjithatë, kënga e re nuk është pritur shumë mirë nga adhuruesit e saj.
Muzika është prodhuar nga Mixey Music ndërsa për tekstin është kujdesur NUK.
Pikërisht për këtë të fundit, fansat e saj nuk kanë kursyer kritikat duke shprehur pakënaqësinë e tyre. Në sesionin e komenteve në Youtube, disa kanë shkruar:
“Kida është këngëtare dhe si këngëtare është super. Kompozitori s’di ça ka dasht me than me këtë tekst”, “Thats more Melinda or Tayna Style, definitely not Kida”, “Je këngëtare shumë e mirë por këtë këngë sen s’ke bo”, “Prisnim më shumë, urgjent ndërroi këta bashkëpunëtorë se publiku s’don kështu.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.