×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha ekspozon të pasmet gjatë pushimeve në jahtin luksoz brigjeve të Italisë

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 14:01

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, këto ditë ndodhet në Itali.


    Ajo shkoi atje për promovimin e koleksionit më të ri nga “Dolce dhe Gabanna”, teksa pas përfundimit të eventit, duket se ka gjetur më në fund pak kohë për pushime me të dashurin e saj.

    Rexha i ka mbajtur vazhdimisht të azhurnuar fansat për momentet e këndshme që po shijon atje, duke publikuar fotografi dhe video gjatë pushimeve që po i shijon në jahtin luksoz birgjeve të Italisë.

    Duke qenë gjithnjë e çiltër me fansat e saj, 32-vjeçarja nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe imazhe të linjave të saj trupore apo paraqitjeve të ekspozuara.

    Së fundmi, interpretuesja e hitit “The Way I Are” ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqte të pasmet e saj atraktive, teksa ndodhej në jahtë.

    Ajo shpesh ka bërë paraqitje të tilla dhe pavarësisht kritikave për madhësinë e saj, Rexha vazhdon të tregojë me krenarin trupin e saj të kolmë.

    Artistja me origjinë shqiptare e shoqëruar nga i dashuri i saj, Keyan Safyari, po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, e cila u bë publike vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!