Pandemia ka tronditur gastronominë. Restorantet dhe baret në të gjithë botën duhej të mbylleshin, shumë kuzhinierë e kamerierët kishin mbetur pa punë.
Por një mysafir në një restorant në veri të Floridës mblodhi stafin prej 10 personave dhe i falënderoi për punën e madhe që po bëjnë, para se t’u lë atyre bakshish prej 10 mijë dollarëve për ta ndarë mes vetëve. Kjo shumë është e barabartë me 8 mijë e 523 euro.
Shawn Shepherd, pronar i Wahoo Seafood Grill tha, “Unë zakonisht nuk jam tipi emocional, por kjo me të vërtetë më tërhoqi. Ne të gjithë ishim të pushtuar nga kjo zemërgjerësi “.
Pronari i restorantit tha se ai kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë në 35 vjet në industri. Këshilla është një “nxitje e madhe për moralin” e punonjësve.
Nuk kishte asnjë zili apo armiqësi midis kolegëve që kishin pushuar në atë mbrëmje. Përkundrazi ata ishit të lumtur për të tjerët që kishin përfituar nga akti i bamirësisë.
Postimi në Facebook “Wahoo Seafood Grill” tani është shpërndarë pothuajse 2,000 herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.