×
  • Extra
  • Extra

    Refuzoi ta shkyçë nga aparaturat që e mbanin në jetë, pas tri vitesh ai u zgjua dhe tha vetëm një fjalë

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 9:07

    Imagjinoni sikur sapo jeni martuar me dashurinë e jetë suaj, keni ëndërruar se pjesën e mbetur të jetës do ta kaloni së bashku dhe se nuk mund të prisni për surprizat që do t’u sjellë jeta.


    Megjithatë, vetëm pas vetëm shtatë muajsh tragjedia troket në derë. Dashuria e jetës suaj është papritur në pajisje dhe mjekët u thonë se nuk kanë shumë shpresë rimëkëmbjen e tij, transmeton Reporteri.net.

    Është e vështirë të imagjinohet ky skenar i trishtuar, sidomos sikur të imagjinojmë se po ndodh me ne, por për Daniela Davisin ky ishte një realitet tragjik. Në korrik të vitit 2011, ajo mori një telefonatë nga spitali se bashkëshorti i saj, Met, kishte pësuar një aksident serioz trafiku ndërsa po ngiste motorin.

    Daniela, pavarësisht faktit që mjekët i thanë se nuk kishte shpresë se burri i saj do të zgjohej, refuzoi ta shkyçte atë nga aparaturat që e mbanin të lidhur pas jetës. Pas tre vjetësh dhe lutjeve të panumërta të shprehura nga gruaja e tij, Mateo u zgjua dhe tha një fjalë që Daniela kurrë nuk do ta harronte kurrë: “Po përpiqem”.

    Met gjatë aksidentit kishte marrë fraktura të shumta, por edhe lëndime serioze në kokë. Ai ishte shtrirë në spital plotësisht i paaftë dhe i pavetëdijshëm, por Daniela ishte gjithmonë pranë tij.

    Kur mjekët i thanë asaj se asgjë më shumë nuk mund të bënin për burrin e saj, Daniela u përball me një vendim të vështirë: do të dorëzohej, ose do të vazhdonte të luftonte.

    Më vonë ajo tha se vendimi ishte në fakt shumë i thjeshtë:

    “E dija se Perëndia do të na ndihmonte ta kalonim këtë së bashku. Besoja se për Perëndinë kjo nuk ishte një punë e madhe”, u shpreh ajo.

    Met u shërua me sukses, gjë për të cilën mjekët mendonin se ishte e pamundur.

    Falë besimit të pashtershëm të gruas së tij, ky çift ka tani një shans të dytë për një jetë të lumtur dhe të përbashkët. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!