Okefenokee Joe, një aligator 11 metra e gjysmë, i cili besohet se ka jetuar në një moçal të Gjeorgjisë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka ngordhur.
Aligatori ndërroi jetë nga pleqëria, sipas Laboratorit të Ekologjisë Bregdetare të Gjeorgjisë, dhe kishte qenë pjesë e një programi të ndjekjes me satelit. Laboratori kishte vëzhguar lëvizjet e tij në Kënetën Okefenokee që nga qershori 2020.
“Mosha e saktë e aligatorit të famshëm ishte e panjohur, por ai ishte një aligator shumë i vjetër pasi kishte inde mbresë në të dy sytë”, tha laboratori.
“Aligatorët mund të jetojnë deri në 80 vjet, është e mundur që ai të ishte afër kësaj moshe”.
Joe u gjurmua për herë të fundit përmes GPS më 20 korrik dhe laboratori tha se mendonin se etiketa thjesht kishte rënë pasi kishin kaluar disa javë që kur kishin parë ndonjë lëvizje nga ai.
Por pas disa javësh, etiketa satelitore u gjet dhe laboratori konfirmoi vdekjen e tij, shkruan CNN.
“Ne jemi shumë mirënjohës që e kemi njohur atë, për kontributin e tij në shkencë dhe kuptimin dhe ruajtjen e mëtejshme të specieve të tij”, thanë ekipi i laboratorit.
Joe peshonte më shumë se 400 kilogramë. Këneta Okefenokee përfshin më shumë se 430 mijë hektarë përgjatë kufirit Gjeorgji-Floridë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.