Mahashta Murasi nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, sipas Librit Botëror të Rekordeve, ai është njeriu më i vjetër në planet.
Ai e ka dëshmuar këtë edhe në rastin kur ka vdekur nipi i nipit të tij.
Indiani i lindur në vitin 1835, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në botë. Mahashta Mûrasi thuhet se ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore.
Ai ka punuar si këpucëtar deri në vitin 1957.
Pyetjen e jetëgjatësisë, Murasit ja ka bërë një doktor.
‘Tërë jetën kam pirë ujë të freskët dhe jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Unë gjithmonë kam konsumuar fruta të krimbur, sepse krimbi nuk i ha frutat e helmuara. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për një jetë më të gjatë“,- ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.