Eden Hazard më në fund është zyrtarizuar si lojtar i Real Madridit.


Ylli i Chelseat Hazard do të jetë lojtar i Realit për pesë vite.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa është shuma e transferimit të tillë, besohet se ajo kap shifrën 130 milionë euro.

Reklamë

Eden Hazardi pritet të bartë numrin 7 në fanellë.

Ky do të jetë nënshkrimi i tretë i Real Madridit pas atij të Luka Joviç dhe Eder Militao.