×
  • Sport
  • Sport

    Veseli: Merituam tri pikë, më shumë fat të hënën

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 23:01

    E pafat ishte sonte Kosova në përballjen e saj me Malin e Zi.


    Ndonëse ishte e para që shënoi në Podgoricë, malazezët në pjesën e dytë e barazuan rezultatin, për të përfunduar loja 1 me 1.

    Se Kosova ka merituar tre pikë, e thotë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

    Ai përmes një postimi në Facebook,iu ka uruar futbollistëve më shumë fat të hënën, në ballafaqimin e përfaqësueses kosovare me atë bullgare

    “Merituam tri pikë. Megjithatë, një tjetër pikë në rrugëtimin e Kosovës tonë për në Kampionatin Europian. Më shumë fat të hënën! Gjithmonë me ju!”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!