Mesut Ozil është martuar dje në Stamboll, ndërsa kurorëzimin e çiftit e bëri Recep Tayyp Erdogan, shkruan DailyMail.
Ozil 30-vjeçar, i cili ka rrënjët familjare turke, nxiti polemika vitin e kaluar kur u fotografua me Erdoganin, duke ngritur pyetje rreth besnikërisë së futbollistit ndaj Gjermanisë në prag të fushatës së tyre katastrofike të Kupës Botërore 2018.
Udhëheqësi turk mbërriti herët në mbrëmje për ceremoninë e së premtes në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit, për të parë ish-mesfushorin e Arsenalit duke u martuar me të fejuarën e tij, ish-miss Turqia, Amine Gulse.
Erdogani u pa i buzëqeshur bashkë me gruan e tij, Eminen, teksa po qëndronin panë çiftit të ri, pasi martesa e tyre u formalizua.
Ozil e kishte lënë papritmas skuadrën e Gjermanisë vitin e kaluar, duke akuzuar zyrtarët gjermanë të futbollit për racizëm, ani pse kishte 92 paraqitje për këtë ekip dhe rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2014.
Ozil është në lidhje me Gulse që nga viti 2017, ndërsa lidhjen e kishin bërë publike në qershor të vitit 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.