×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja e njohur kërkon burrë: Di të mjel lopën, jam çikë për shtëpi

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 12:56

    Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema ishte e ftuar tek ‘Rudina’ e cila foli për profesionin e saj dhe për fëmijërinë e saj.


    Ajo kishte rrëfyer se sa shumë i mungon jeta në fshat pasi ka qenë shumë e lidhur me të, shkruan Reporteri.net

    “Unë di të mjel lopën njerëz jam goc për shtëpi”, ka thënë Dojna teksa në ekran u shfaq një foto nga fëmijëria e saj.

    “Viti i parë për mua në fshat ishte tmerr sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat. Jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë.

    “Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin”, rrëfente Dojna.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!