Anel Rashkaj, i cili ishte kapiteni i parë i Përfaqësueses e që u ftua prap nga Kosova, ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Malit të Zi.
Kosova arriti të marr vetëm një barazim në një ndeshje në të cilën shpërdoroi shumë raste shënimi, shkruan Reporteri.net
Rashkaj në rrjetin e tij social në facebook ka shkruar për barazimin e mbrëmshëm dhe për lëndimin e Arbër Zenelit.
“Pa fat dje merituam fitore…Forza KOSOVA <3”, kështu e ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme Rashkaj, duke e cilësuar ekipin si të pafat për t’i marr tre pikët.
“Sherim te shpejt Arber Zeneli <3<3<3”, ka shkruar ai për t’i japur kurajo bashkëlojtarit të tij i cili u largua nga ndeshja i lënduar.
Kosova luan të hënën ndaj Bullgarisë ndeshjen e tretë për kualifikueset e ‘Euro 2020’./Reporteri.net/

