Isa Ismail Mustafa, është futbollist i Kombëtares së Bullgarisë, i cili mbrëmë i shënoi gol Republikës Çeke.


Edhe pse arriti të shënojë, goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’ia siguruar ekipit të tij së paku një barazim, pasi Çekia arriti ta përmbysë rezultatin dhe të fitonte 2:1, shkruan Reporteri.net

Isa Mustafa debutoi me ekipin e Bullgarisë në shkurt të vitit 2015 në barazimin pa gola ndaj Rumanisë.

Reklamë

Megjithatë, ai nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët pasi me origjinë është bullgar.

Isa Mustafa mban kombësinë e nënës së tij, pasi është djali i një turku ndërsa nëna e tij është bullgare.

Futbollisti u bë viral mbrëmë për shkak të emrit të tij të njejtë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, gjë që shkaktoi të qeshura tek komentuesit në rrjetet sociale./Reporteri.net/