×
  • Show Time
  • Show Time

    Gazetarja e njohur e cila luftoi me vdekjen, flet për nënën që e braktisi

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 17:13

    Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” , nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj.


    Sasa tregoi se jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të, duke iu referuar jo vetëm sëmundjes që kaloi, por edhe historisë së trishtë familjare.

    E lindur nga një lidhje jo martesore, 28 vjeçarja u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit në familjen e të atit. Vite më vonë, gjatë adoleshencës, mësoi të vërtetën dhe nisi të kërkonte nënën që e kishte sjellë në jetë.

    Për herë të parë ajo tregoi se ka arritur të kontaktojë më tëëmën, por si për ironi të fatit, takimi i tyre i parë do të mbetet edhe i vetmi.

    Sasa pranoi se nuk arriti të ndjente ngrohtësi dhe dashuri nga e ëma biologjike, ndaj marrëdhënia e tyre është ndërprerë dhe për të e gjitha ka marrë fund.

    “Në momentin që e takon, e ndjen atë ngrohtësinë e nënës, por kur tjetri nuk e ndjen ngrohtësinë e fëmijës atëherë…”, tha ajo, duke lënë të kuptohej që e ëma ishte treguar e ftohtë me të.

    “ Nuk jam interesuar shumë për të, ka mbaruar ajo histori. Ajo do të vazhdojë jetën e vet, unë jetën time dhe jam shumë shumë e lumtur që s’jam me të!”, përfundoi Sasa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!