×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptarja që theu tabutë në Maqedoninë e Veriut, tash e 17 vite punon si shofere e autobusit

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 11:57

    Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vjet në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.


    Makfirja për mediat shqiptare tregoi se të qenët shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.

    “Ishte një dëshirë imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusët, rritesha unë dhe rritej edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ia dola”.

    Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë, do shumë sakrificë.

    “Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”.

    /Abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!