Kompania Samuel Adams po lëshon një birrë të re të edicionit të kufizuar që nuk do të jetë në gjendje ta blejnë të gjithë njerëzit, edhe nëse mund ta përballojnë çmimin e saj.


Dhe arsyeja e kesaj është sepse birra është aq e fuqishme sa do të jetë e paligjshme të shitet në më shumë se 15 shtete.

Kompania e birrës lëshon një version të ri të markës së saj “Utopia” çdo dy vjet.

Reklamë

Por këtë vit, birra nuk do të shitet në 15 shtete, përfshirë Alabama, Arkansas, Georgia, Idaho, Missouri, Mississippi, Montana, Neë Hampshire, North Carolina, Oklahoma, Oregon, South Carolina, Utah, Vermont dhe në West Virginia.

Pija e re do të përmbajë 28% alkool në përbërjen e saj, 5-fish më shumë se një birre tipike amerikane.

Kompania në një deklaratë ka thënë se do të prodhojë vetëm 13,000 shishe.

Për ata që do të jenë në gjendje ta blejnë atë, prodhimi do të kushtojë 240 dollarë për një shishe 0.7 litër.

Birra do të jetë e disponueshme për shitje nga data 11 tetor.

Reklamë