×
  • Extra
  • Extra

    Dhëndri thyen shpinën pasi shokët e hodhën lart, por nuk arritën ta presin

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 23:04

    Dhëndri rumun e ka lënduar rëndë shpinën gjatë dasmës pasi shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma.


    I gjithë momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

    Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj, Liviu Filimon pëson lëndimin.

    Shumë shpejt shokët intervenuan duke i dhënën ndihmën e parë dhe ftuar emergjencën.

    Ndryshe, dhëndri aktualisht është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëviz këmbët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!