×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja serbe që u rrah brutalisht nga i dashuri i saj turk: Në Serbi bëhej engjull, në Turqi djall

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 10:31

    24 vjeçarja, Tanja Dukiq, modele internacionale nga Serbia, është rrahur brutalisht në Turqi, ku jeton dhe vepron për disa vjet.


    Tanja më parë kishte punuar si modele në Kinë, Paris, Kaliforni, Meksikë, Indi, Liban … Në  Turqi shkoi dy vjet më parë për një kontratë dy mujore. Atje, ajo takoi një djalë me emrin Cagri Tortop me të cilin filloi një lidhje romantike, transmeton Reporteri.

    Atëherë, ajo ndaloi udhëtimet dhe filloi të jetonte me të. Megjithatë, aty filloi ferri i vërtetë.

    Tanja rrëfeu se në dy vitet e fundit i dashuri turk disa herë kishte qenë i dhunshëm ndaj saj, por se gjithmonë e kishte manipuluar dhe ajo ia kishte falur. Tanja thotë se ajo e dashuronte atë shumë, por këtë herë iu desh të largohej nga ky lloj i jetesës.

    “Ne ishim  për dy vjet në marrëdhënie dhe jetonim së bashku në Stamboll. Ne kemi ardhur rregullisht në Serbi, ka vizituar familjen time, dhe madje edhe festuam Krishtlindjet dhe Pashkët me ta. Në Serbi e adhuronin, atje ishte i mrekullueshëm, por kjo është e gjitha, padyshim, maskë e një psikopati të rrezikshëm. Problemi ishte xhelozia e tij. Dhuna ka ndodhur qysh pas muajit të parë të lidhjes sonë, por unë gjithmonë e falja sepse më lutej duke premtuar se nuk do të ndodhë më”, është shprehur ajo.

    Ajo kujton me dhimbje natën fatale.

    “Të dielën kisha set fotografik, ai erdhi të më merrte dhe më akuzoi se po flirtoja me fotografin. U përpoqa ta qetësoja dhe t’ia shpjegoj atij se nuk ishte kështu, se e gjithë kjo ishte në kokën e tij dhe se duhej ta kontrollonte veten, por fatkeqësisht nuk arrita, arritëm në apartament ku ai shqeu të gjitha rrobat e mia, mori telefonin tim, mbylli derën dhe dritaret në mënyrë që të mos thërrisja për ndihmë, pastaj filloi të më rrihte me shqelma, grushta dhe çkado që mundej…”, rrëfen ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!