×
  • Show Time
  • Show Time

    Njihuni me Iliran, këngëtaren e re nga Kosova që po debuton në botë

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 17:26

    Vazhdon të rritet çdo dit suksesi i artistëve kosovarë në skenën evropiane.


    Pas Rita Oras, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, GASHI apo edhe Ava Max, një tjetër artiste e re nga Kosova pritet ta pushtojë Evropën, shkruan Reporteri.net

    Bëhet fjalë për Ilira Gashin, 25 vjeçaren nga Zvicra e cila është nën kontratë me Four Music.

     

    View this post on Instagram

     

    I d chose this kind of spotlight over any other spotlight ?? #Madrid #los40

    A post shared by ILIRA (@iliramusic) on

    Ilira filloi karrierën e saj muzikore në Konkursin Preliminar Zviceran për Këngën e Eurovizionit me grupin e saj të atëhershëm The Colors, ndërsa zuri vendin e tretë.

    Më pas ajo u transferua në Gjermani ku nënshkroi kontratë menaxhimi me Sony/ATV Music Publishing.

    Ajo publikoi këngën e saj të parë të titulluar Whisper My Name në rrjetin e VEVO-s, i cili është rrjeti më i madh në botë i shpërndarjes së këngëve.

    VEVO e ka prezantuar kosovaren si pasardhësen e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës, për shkak të potencialit të madh që ka artistja.

    Madje ajo po vlerësohet aq shumë saqë ka fituar edhe krahasimet me yllin botëror Rihanna.

    Kujtojmë që Ilira ka publikuar para një jave bashkëpunimin e fundit me Juan Magan të titulluar DIABLO, e cila po pritet mjaft mirë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!