Festivali i muzikës “Summertime Ball”, i cili mbahet çdo vit në Londër në të shtunën e dytë të muajit qershor, mblodhi emra të mëdhenj të muzikës në stadiumin Wembley.
Ndërsa, mes tyre ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.
Takimi i dy këngëtareve u bë në prapaskenat e festivalit, ku të cilët ndanë me fansat momentin e takimit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtaret publikuan fotografinë ku Max shkruan për Orën: “E dua këtë vajzë”, transmeton koha.net.
Kjo fotografi të lë të nënkuptosh se këngëtaret e mbështesin karrierën e njëra-tjetrës.
Kujtojmë se Bebe Rexha pak muaj më parë i bëri thirrje për një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipas dhe Ava Maxit.
