Qebapët me emrin e ri shërbehen në një restorant në Zagreb në brumë picash, me një sallatë franceze dhe shumë qepë.


Kështu, restoranti në Kajzerica të Zagrebit,  paraqiti një risi gastronomike –  të quajtur bluarës.

Nëse kjo  ju kujton një pjatë që tashmë ekziston – bëhet fjalë për qebapët.

Reklamë

Pronari i restorantit në Zagreb tregon se ata vendosën për emrin e ri të pjatës në mënyrë që të mos ofendojnë fqinjët.

“Duke pasur parasysh që Bosnja dhe Hercegovina konsiderohet një vend i qebapëve, ne vendosëm të nisim diçka që do të ishte e jona – kroate. Për të mos ofenduar njerëzit nga vendi fqinj dhe mos i quajmë qebapë, ne vendosëm të bëjmë – bluarje ”, thekson për 24sata.hr,  Domagoj Delaq, pronari i restorantit.

Siç thotë ai, ata provuan përbërësit për “bluarësit” për një kohë të gjatë në mënyrë që të dalin me recetën perfekte.