×
  • Show Time
  • Show Time

    Pirro Çako zbulon sekretin që mbante të fshehur prej kohësh

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 21:12

    Pirro Çako është në një marrëdhënie! Kjo është konfirmuar nga vetë këngëtari, teksa ishte i ftuar në një nga emisionet në mediat shqiptare.


    “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, tha Pirro Çako.

    Kujtojmë se Pirro ka qenë i matuar me sopranon Inva Mula, me të cilin kanë dhe njëdjalë.

    Çako ka deklaruar se edhe pse të divorcuar komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme në telefon, e madje nëse ndodh edhe të takohen, ky nuk është një problem për ta.

    Kantautori ka treguar se bisedat mes tij dhe Invës fokusohen tek djali Antoni, por ndonëse të divorcuar nuk mungojnë as batutat.

    Pas ndarjes nga Inva, këngëtari ishte në lidhje dashurie me Sisi Uka, 24 vjet më e re se Çako, por që u ndanë së fundmi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!