Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë sot vendim për operacionalizimin e masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.
Me anë të kësaj mase, të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10 mijë euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.
“Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro. Të interesuarit për përfitim nga kjo masë fillimisht duhet të marrin kredinë në ndonjërën nga institucionet financiare të licencuara në Kosovë, e pastaj të plotësojnë formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim). Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Operacionalizimi i kësaj mase, sipas Ministrisë, synon mbështetjen e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kartelave kreditore, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.