Mjekët kanë larguar më shumë se një kilogram thonj, vida, arra dhe thika nga stomaku i një burri nga Lituania.
Sipas ekipit mjekësor ai kishte gëlltitur objekte metalike për një muaj pasi kishte lënë alkoolin.
Disa nga objektet e marra gjatë një operacioni në Spitalin Universitar Klaipeda ishin të gjata 10 cm, transmeton rtv21.tv.
Kirurgu Sarunas Dailidenas e quajti atë një “rast unik”.
Në artikullin e tij (në lituanisht), LRT publikoi një fotografi të KUH që tregon një tabaka kirurgjikale plot me objekte metalike pas operacionit urgjent tre orësh.
Burri u dërgua me ambulancë pas dhimbjeve të forta të barkut në spitalin në bregun e Detit Baltik.
Ai tani raportohet se është në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohet gjendja e tij në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.