×
  • Extra
  • Extra

    “Familje, biznese të vogla e të mëdha, ju kërkojmë falje”

    Reporteri
    05 Tetor 2021 | 1:19

    Që qnë orët e psdites, e deri në 00:00, Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë rënë nga sistemi në të gjithë botën.


    Besohet se dëmi është shkaktuar nga një gabim i brendshëm dhe jo nga ndonjë sulm me qëllim të keq, përcjellë Reporteri.net.

    Ndërprerja vlerësohet se i ka kushtuar kompanisë 160 milionë dollarë dhe teknikët u përpoqën ta zgjidhnin çështjen sa më shpejt të ishte e mundur.

    “Shërbimet e Facebook po kthehen, por duhet pak kohë për të funksionuar 100%. Për çdo biznes të vogël dhe të madh, familje dhe individ që varet nga ne, ju kërkojmë falje”, shkroi zyrtari kryesor i teknologjisë së Facebook, Mike Schroepfer.

    Në anën tjetër Forbes ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në botë, ku tregon se pasuria e Mark Zuckerberg, i cili zotëron platformat, Facebook, Whatsapp, Instagram, ka rënë për afër 7 miliardë dollarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!