×
  • Extra
  • Extra

    Dy binjakët nga Ferizaj që për 10 vite vozisin me një patentë shofer, kurrë nuk janë kapur nga policia

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 7:15

    Kanë një lokal në Ferizaj, por pak kush arrin t’i dallojë se cili është njëri e cili është tjetri.


    Ismajl Rexhepi dhe Bujar Rexhepi janë dy vëllezërit binjak të cilët kanë marrë vëmendje të madhe në Kosovë.

    Historia e tyre sa është interesante, marrë parasysh se këta të dy janë rritur dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të atilla që pak kush do t’i besonte.

    Është Bujari ai i cili tregoi se si ndodhë që edhe gjatë orarit të punës kur dikush nga klientët ngritet për t’ua bërë pagesën i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.

    Rasti më interesant e që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje.

    Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë pak më i mirë, e kjo i ka ndihmuar që i pari ta marrë edhe patentën për vozitje. Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit për 10-vite rresht e ka shfrytëzuar patentën e vëllait.

    “Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” – u shpreh Ismajli.

    Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë.”

    Por binjakët 32-vjeçar nuk është se e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje. Ismajli pohon se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

    Intervista bëhet edhe më interesante kur vëllezërit tregojnë sfidat e tyre në familje, pasi as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babi e cili axha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!