×
  • Extra
  • Extra

    Nuk e lanë të hante e të pushonte gjatë setit, fotografi fshin të gjitha fotot e dasmës

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 20:13

    Një fotograf amator punoi 10 orë në dasmën e miqve të tij, të cilët vendosën ta paguanin 250 dollarë.

    Mirëpo, ata nuk lejuan as të hante dhe as të pushonte në asnjë moment, si pasojë ai vendosi të hakmerrej.

    I riu i fshiu të gjitha fotot e të porsamartuarve, duke kaluar në kundërsulm.

    Sakaq, ai ka theksuar se gjatë 10 orëshit të punës, nxehtësia ishte e padurueshme dhe prandaj i duhej që herë pas here të qetësohej.

    Sipas Daily Mail, amerikani nuk është një fotograf profesionist dhe kryesisht është i angazhuar në pastrimin e qenve.

    Ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kanë cilësuar negativ për gjestin, ndërsa shumë të tjera kanë fajësuar çiftin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!