Valon Ramadani, kandidati Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt bëri një premtim të çuditshëm, derisa tha se do të organizojë një festival ku do të përzgjedhet “Miss Gjyshja”.
Këtë deklaratë ai e bëri në Kanal 10, ku tha se ky lloj festivali do të mbahet një herë në vit dhe do jetë një organizim mjaft profesional, përcjellë Reporteri.net.
“Një pikë që e kem në programin tonë që nuk i ka shku në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, na e kemi bë premtim. Kemi me e mbajte një festival, një herë në vit, ka me pasë një organizim në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedhë super-gjyshën e vitit”, tha Ramadani, ku shtoi se gjyshet janë lënë anash e askush nuk i përmend nëpër fushata.
Tani, në rrjete sociale nuk po mungojnë ‘meme’ e komente tallëse nga më të ndryshmet, bazuar në deklaratën e Valon Ramadanit.
Është Kristian Gashi, ai i cili në llogarinë e tij në Facebook, ka shkëputur një fotografi nga “intervista” e famshme e tij e vitit 2009.
“Për Miss Buzëqeshja Ferizaj, mos më ndrroni”, shkruan qytetari nga Ferizaj.
Kristian Gashi u bë i njohur me “deklaratën” për WC-të publike në Ferizaj, e që së fundmi është tallur me deklaratën e kandidatit të VV-së për kryetar të kësaj komune.
https://www.dailymotion.com/video/x84snng
Një postim ironizues ka ardhur edhe nga analisti Imer Mushkolaj, i cili ka shkruar se Ferizaj njihet për festivale kreative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.