×
  • Extra
  • Extra

    Kalifornia e bën të paligjshme heqjen e kondomit tinëz gjatë aktit seksual

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 23:48

    Kalifornia e ka bërë të paligjshme heqjen e një kondomi gjatë seksit, pa miratimin e personit tjetër të përfshirë në akt.

    Guvernatori Gavin Newsom nënshkroi një projekt-ligj të enjten që klasifikon heqjen e një prezervativi pa pëlqim e personit tjetër si ilegale.

    “Me miratimin e këtij projektligji, ne po nënvizojmë rëndësinë e të bërit seks me pëlqim të të dy palëve”, tha zyra e guvernatorit.

    Cristina Garcia, një anëtar i asamblesë së Kalifornisë, i cili prezantoi projektligjin, tha se ai siguron që “heqja e kondomit pa miratim nuk është vetëm imorale, por e paligjshme”.

    Ligji i Kalifornisë është i pari në SHBA që ndalon në mënyrë specifike heqjen e kondomit tinëz, gjë që mund të ekspozojë një partner ndaj shtatzënisë së padëshiruar ose sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

    Sipas ligjit, veprimi “shkakton kontakt mes një organi seksual, nga i cili është hequr prezervativi dhe pjesës intime të një tjetri që nuk ka dhënë pëlqimin verbal për heqjen e prezervativit”.

    Shkelësi i këtij parimi është përgjegjës për dëmet e mëtutjeshme, për të cilat do të jep llogari në gjykatë, raporton EWN, transmeton Klankosova.tv.

    Praktika e heqjes së kondomit tinëz tërhoqi vëmendjen në Shtetet e Bashkuara pasi kishte forume në internet që jepnin informacion se si të kryhej me sukses heqja e kondomit tinëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!