×
  • Extra
  • Extra

    5-vjeçari i shpëton aksidentit të frikshëm , bie nga makina në rrugë kur mjeti përplaset nga autobusi

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 23:59

    Një djalë 5-vjeçar shpëtoi mrekullisht kur ra nga makina pas një aksidenti dhe më pas pothuajse u përplas nga një autobus.

    Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur fëmija ra nga makina në rrugë pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me autobusin në Itatiba, Sao Paulo, Brazil.

    Vogëlushi më pas rrëshqiti përgjatë rrugës pranë autobusit, dhe shpëtoi mrekullisht pasi ekzistonte rreziku që të përfundonte nën rrotat e autobusit.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë nga qendra e qytetit kapën aksidentin dramatik që ndodhi më 12 tetor.

    Siç shihet në videon e mëposhtme, nga njëri kënd, mund të vërehet se si autobusi po udhëtonte përpara dhe një makinë gri papritmas del nga ana e djathtë dhe përplaset me të.

    Në ato momente, makina kryen disa rrotullime ndërsa autobusi vazhdon rrugën e tij. Por në kohën kur makina kryen rrotullime një djalë bie nga automjeti dhe në ato moment rrezikon të përfundojë nën rrotat e autobusit.

    Vogëlushi mori lëndime të lehta dhe u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihëm mjekësore. Është ende e paqartë, sipas policisë nëse vogëlushi kishte rripin e sigurimit në momentin e përplasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!