×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rinovimi i patentave, Rama: Nga nëntori do të ketë ulje tarifash

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 18:40

    Tarifat për rinovimin e lejeve të drejtimit do të pësojnë ulje.


    Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale,ku thotë se duke filluar nga nëntori aplikantët do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

    Rama thotë se të gjithë rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%.

    Postimi i Edi Ramës:

    LAJM I MIRË nga DPSHTRR. Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.
    Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
    Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa
    #VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi
    #SkaKohëPërPushim”,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!