×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Krasniqi: Të dielën bëhuni bashkë për Kosovën duke votuar 177 për qeverisje bashkë me ju

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 21:20

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një video-adresimi ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim, që të dielën, të votojnë numrin 177 dhe kandidatët e PDK-së për kryetar komunash.

    Krasniqi ka thënë se e ardhmja na bën bashkë për Kosovën.

    “Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – votoni PDK-në dhe kandidatët e saj”, tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se kandidatët e PDK-së për kryetar komunash dhe kandidatët për Asamble Komunale, janë të duhurit për t’u dalë në krye kërkesave të qytetarëve dhe adresa e qeverisjes së mirë, profesionistë dhe të ndershëm, ndërsa siç tha ai, përfaqësojnë kulturë të lartë qytetare, bagazh të madh patriotik dhe kanë një dashuri të pashtershme për komunat e tyre.

    “Për ta nisur këtë rrugëtim të ri, të punëve të mira, në çdo komunë anekënd Kosovës, na duhet mbështetja e juaj. Duke votuar Partinë Demokratike te Kosovës, ju do të vendosni per të ardhmen që e meritoni. Për veten, familjen, lagjen, fshatin dhe qytetin tuaj. Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. E diela është ditë e rëndësishme për secilin. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – numrin 177.”, përfundoi Krasniqi.

    *Artikull i sponsorizuar 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!