Një i ri nga Krusha ka zgjedhur të fejohet pikërisht me datë 17 tetor, në ditën kur Kosova po voton.
Mërgimtari nga Zvicra ka thënë se do donte që procesi zgjedhor të shkonte sikur në Zvicër, derisa tregoi pse zgjodhi pikërisht që fejesën ta bënte në këtë ditë, transmeton Reporteri.net.
”Është diçka e veçantë me u feju edhe për zgjedhje, lidhet edhe fejesa. Po e kam zgjedhur këtë datë për me u feju pasi është dita e veçantë. Kisha pas dëshirë që zgjedhjet këtu me shku si në Zvicër”, tha Kushtrimi.
Gjithashtu edhe familjarët e tij thanë se janë të kënaqur me vendimin e tij, e sidomos pasi e fejuara e tij vjen nga Kosova./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.