×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptari del me pi cigare në kolonë, gruaja e harron dhe vazhdon rrugën

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 12:20

    Kur ai kishte dalë për të pirë një cigare dhe bllokimi i trafikut qe hequr papritur, gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të

    Füssen: Një grua ka harruar burrin e saj në autostradën A7 (Gjermani) të shtunën pasdite dhe ka vazhduar rrugën pa të.

    Sipas policisë në Schwaben Jug / Perëndim, policia kishte marrë një njoftim se në tunelin kufitar në Füssen po ecte një këmbësor, transmeton albinfo.ch. Siç doli pastaj, burri nga Shqipëria kishte qenë më parë i bllokuar në një kolonë trafiku bashkë me gruan e tij në makinën e përbashkët.

    Kështu, kur ai kishte dalë për të pirë një cigare dhe bllokimi i trafikut qe hequr papritur, gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të.

    Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë. Pas kësaj ai arriti të kontaktonte gruan me telefon.

    Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!