×
  • Extra
  • Extra

    Ia mori të dashurin shoqes dhe sot ka një fëmijë me të, çifti viral shqiptaro-ganez tregon historinë e dashurisë

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 18:21

    Shqiptarja nga Vlora, Blendriana Mura dhe partneri i saj nga Gana Michael Akromah janë të njohur në Tik Tok.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë.

    “Jemi njohur në venecia. Faktikisht ai dilte me një shoqen time dhe unë e pash me kete shoqen time dhe I thash komplimenti. Edhe pastaj ky nuk ma vari fare dhe dilnim vetëm si shokë.

    Edhe pas një viti kërkova nëpër Instagram dhe nuk e gjeta, por e gjeta në Tik Tok. I shkruajta, nga ajo që ky është DJ dhe kërcen, po shikoja mos kishte ndonjë video duke kërcyer dhe e pyeta ku i kishte videot, ky nuk ma vari prap”, rrëfeu Blendiana.

    Më tej, dyshja zbuloi se jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të punës dhe Michael është detyruar të udhëtojë 7 orë.

    “Ne aktualisht jetojmë në qytete të ndryshme për shkak të punës së Michael. Ai udhëton 7 orë, më takon dhe pastaj ikën ditën tjetër. Ne gjithashtu, kemi një vajzë të quajtur Kylie Robin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!