Një fermer nga Grimbergen gjeti një sasi të madhe kokaine mes bananeve që kishte blerë në Marché Matinal në Bruksel.
Lajmin e raportuan mediet vendase, para se të konfirmohej nga prokuroria në Hal-Vilvoorde. Dosja iu dorëzua prokurorisë publike të Brukselit.
Fermeri shkoi në Marché Matinal në Bruksel të martën në mëngjes (19 tetor) për të blerë banane, të cilat ai shpresonte t’i shiste në dyqanin e tij bujqësor.
Burri bleu dhjetë kuti nga një tregtar para se të kthehej në shtëpi. Kur i hapi, zbuloi se shtatë nga dhjetë kutitë përmbanin kokainë, të mbështjellë me qese.
Fermeri njoftoi menjëherë policinë. Megjithëse, arkat treguan se bananet vinin nga Kolumbia, origjina e saktë e drogës ende nuk u përcaktua.
“Meqenëse kutitë u blenë në Bruksel, prokuroria publike e Brukselit vendosi të marrë përgjegjësinë për dosjen”, tha zyra e prokurorit publik Hal-Vilvorde./oranews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.