Opinionisti Arbër Hajdari është treguar i ashpër me Granit Canën për raportin e tij me Fifin.
Ai është shprehur se është duke e përdorur ish-futbollisti, këngëtaren nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“A mos po të duhet në lojë, a je duke e përdorur, a mos po të duhet si aleancë sepse një lloj qëndrimi duhet me e mbajtë me të”, u shpreh Arbri, derisa shtoi se atij i duket sikur Graniti po e mban për gjynah Fifin.
“Nuk kam ardhur as me kriju aleancë, as me u mbajtë për të, thjesht jemi pershtatur, e kemi rënë dakord të jemi shokë”, u shpreh Cana.
Por, i paqartë ka mbetur sërish opinionisti Arbër Hajdari i cili është shprehur se nuk e kupton dot pasi ai ndryshon versionet brenda 5 minutave.
“Brenda 5 minutave ka 17 versione, një herë thotë e kam motër, një herë thotë shoqe”, shtoi Arbër Hajdari./Reporter.net/