Marrëdhënia më e komentuar deri më tani përgjatë këtij edicioni të ‘’Big Brother Vip’’ është ajo mes Fifit dhe Granitit.
Edhe pse dyshja ka vendosur të jenë vetëm miq me njëri-tjetrin, përsëri banorët nuk rreshtin së komentuari raportin mes tyre.
Teksa ndodhen në Shtëpinë e Dënimit, Semi dhe Arditi kanë komentuar veprimet dhe deklaratat e bëra së fundmi nga Graniti.
‘’Në fillim mu duk njëri i shtirur, por kur më tha se i kishte thënë Fifit që tek Loja me Rrëfimet që dëshironte të mbeteshin miq, por ajo ishte bërë shumë keq. Që aty mu rrit pak vlerësimi që kisha për të’’,- tha Semi.
Gjithashtu edhe Arditi është shprehu se Graniti, qëllimisht apo jo, e ka zgjatur këtë çështje edhe pse e dinte se kundrejt Fifit nuk kishte asnjë ndjenjë ndryshe nga miqësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.