Pjesë e Big Brother VIP është bërë mbrëmë edhe bllogerja Sarah Berisha. Në videon prezantuese, ajo menjëherë tregoi se ka pëlqim për Donald Veshajn.
E njëjta sot është parë bashkë me Donaldin te pishina. Me ta po qëndronte edhe banori tjetër, Kledi Hysa. Ata shiheshin duke biseduar.
Kujtojmë se para disa ditësh, Donaldi u takua pas tetë muajsh me ish të dashurën e tij, Bora Zemanin, ku shkëmbyen edhe puthje.
Përveç, Sarës në shtëpi kanë hyrë edhe Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.
Ndryshe, pas një pauze katër vjeçare, reality-shoë, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.